Ekipet e Superligës së Kosova, Drita dhe Malisheva kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës.
Malisheva do t’i nis garat nga rrethi i parë në Ligën e Konferencës, ku do të ndeshet me ekipin nga Malizi i Zi, Buducnost Podgorica.
Në rast se klubi malishevas kalon në raundin e dytë, aty do të takohet me bullgarët e CSKA 1948.
Në anën tjetër, Drita do t’i nis garat nga rrethi i dytë dhe tashmë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm.
Drita në këtë raund do të takohet me fituesin e ndeshjes së raundit të parë në mes të Tikves të Maqedonisë së Veriut dhe Breidablik i Islandës.
Përveç kësaj, edhe kampioni i Kosovës, Ballkani dhe nën-kampioni, Llapi, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm nëse humbin ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Nëse Ballkani humb, do të takohet me njërën mes Spartans FC të Maltës ose Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, ndërsa Llapi do të ndeshej me danezët e Brondby. /Telegrafi/