Drita dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të malishevasve në takimin e javës së fundit të edicionit 2023/24, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Vendasit synojnë fitore në këtë ndeshje dhe presin një gabim të Llapit te Liria për ta rrëmbyer pozitën e dytë e cila i dërgon në Ligën e Evropës.
Në anën tjetër, mysafirët kanë siguruar tashmë garat evropiane dhe asnjë rezultat nuk e rrezikon apo nuk e dërgon më larg se Liga e Konferencës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.
Drita: Behluli; Be.Krasniqi, Thaqi, Ovouka, Isufi; Dabiqaj, Huruglica; Maliqi, Baftiu, Ebuka; Bl.Krasniqi;
Malisheva: Morina; Jashari, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Hadergjonaj, Brruti, Vitija; Hazrollaj, Haziraj, Aliu;
/Telegrafi/