Telegrafi

Drita dhe Llapin kërkojnë të rikthehen te fitoret, formacionet zyrtare

Drita dhe Llapi do të takohen në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalët kosovarë do të përballen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Drita në këtë takim vije pas barazimit befasues në udhëtim te Ferizaj, derisa Llapi pas humbjes 1-2 nga Prishtina.

Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, në anën tjetër Llapi synon të mos mposhtet në këtë sfidë

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Namani, Broja, Baftiu, Kryeziu., Selmani, Simonovski.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Di Lorenzo, Emini, Firmino, Rivera, Selimi, Shabani, Neto, Progni, Robson

/Telegrafi/