Telegrafi

Drita dhe Llapi zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë

(Foto: Facebook/Drita FC/K.F. Llapi)

Sot (e enjte) me fillim nga ora 13:00 zhvillohet ndeshja e mbetur nga xhiroja e parë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë arena e kësaj përballjeje, në të cilën nikoqirët do të kërkojnë ngushtimin e diferencës me Ballkanin në krye të tabelës.

Drita numëron 30 pikë, pesë më pak se lideri, por e ka një ndeshje më pak dhe në rast të fitores eventuale do ta ngushtonte në dy pikë dallimin.

Në anën tjetër, Llapi hyn në këto lojë me motivin për të grumbulluar sa më shumë pikë, kur kihet parasysh se ndodhet në vend të parafundit në tabelë.

Ekipi nga Podujeva i ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka arkëtuar 11 pikë, ashtu që mban vendin e nëntë në tabelë. Dallimi me pozitën e tetë që mbahet nga Trepça ’89, është gjashtë pikë. /Telegrafi/