Drita është nikoqire e Llapit në kuadër të xhiros së 20-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë mikpritës i duelit Drita – Llapi, një ndeshje që vlen shumë për dy skuadrat.
Vendasit duan fitoren për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë në të cilën ndodhen me 37 pikë, derisa mysafirët kërkojnë triumfin për t’iu afruar gjilanasve.
Drita nuk ka humbur ndaj Llapit që nëntë sfida dhe dueli i ditës së sotme pritet të jetë jashtëzakonisht interesant.
Në dy takimet e para të zhvilluara këtë edicion, në Gjilan dy ekipet luajtën baras 0-0 derisa në ndeshjen e zhvilluar në Merdare, Drita triumfoi 1-3.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Cucuili, Balde, Blakcori, Namani, Broja, Fazliu, Ajzeraj, Muja, Simonovski.
Llapi: Coric, Prenci, Emini, Krasniqi, Peposhi, Neto, Shabani, Rivera, Veliu, Selmani, Shillova
/Telegrafi/