Telegrafi

Drita dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, formacionet zyrtare

Drita pret Ferizajn në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas humbjeve që pësuan në mesjavë para tifozëve të vet.

Drita humbi derbin me Prishtinën 1-2, derisa Ferizaj u turpërua nga Malisheva me rezultat 0-6.

Vendasit synojnë tre pikët për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë, derisa në këtë takim janë pa mesfushorin Rron Broja.

Në anën tjetër Ferizaj synon që ta befasoj përsëri skuadrën gjilanase.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Limani, Vitija, Bardhoku, Namani, Jashari, Baftiu, Kryeziu, Selmani, Simonovski.

Ferizaj: Rexhepi, Halili, Cakolli, Manga, Kamara, Bardhi, Sadriu, Er. Sadriu, Qerkini, Orana, Haxhimusa.

/Telegrafi/