Site icon Telegrafi

Drita dhe Dukagjini sot zbresin në fushë, përballje të vështira ndaj Plzen dhe Rijekës

Liga e Konferencës vazhdon sot, ku pas Ballkanit dy skuadra të tjera kosovare zbresin në fushë për të luajtur në rrethin e dytë.

Drita dhe Dukagjini janë dy ekipet tjera kosovare që luajnë në Ligën e Konferencës dhe sonte në mbrëmje zhvillojnë ndeshjet e radhës.

Fillimisht nga ora 19:00, Drita do të zbres në fushën e stadiumit Doosan Arena në Plzen, për tu përballur me gjigantin çek Viktoria Plzen.

Lexo po ashtu Vavalis thotë se janë të gatshëm për Plzenin: Duam të marrim rezultat pozitiv

Vendasit janë favorit në letër, mirëpo gjilanasit kanë udhëtuar për këtë takim që të marrin rezultat pozitiv.

E një orë më vonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të filloj dueli mes Dukagjinit dhe HNK Rijekës.

Lexo po ashtu Dallku shpreson që me disiplinë të hekurt të arrijë rezultat pozitiv ndaj Rijekës

Klinasit pasi kaluan me sukses raundin e parë, do të synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në të dytin.

Synimi i skuadrës klinase është që të shfaqë lojë të bukur dhe ta befasoj skuadrën e madhe kroate që gjithashtu është favorit në letër. /Telegrafi/

Exit mobile version