Drita dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultatin 2-2 në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin të parët në minutën e 29-të.
Ishte Bujar Shabani që ishte i saktë për 1-0.
Por Drita u kthye në lojë në pjesën e parë, jo vetëm duke barazuar rezultatin, por duke marr epërsinë.
Fillimisht shifrat i barazoi Blerim Krasniqi duke shënuar për 1-1 në minutën e 40-të.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Drita fitoi penallti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte i zakonshmi Besnik Krasniqi.
Por pjesa e dytë nisi më mirë për Dukagjinin, që arritën të shënonin golin e barazimit në minutën e 60-të me Ardin Dallkun.
Drita u lëshua në sulm për të fituar ndeshje dhe kishte një mundësi shumë të mirë në fundin e ndeshjes.
Gjilanasit fituan penallti, ku nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi, ndërsa goditjen e tij e priti Kenan Haxhihamza.
Edhe Dukagjini ka mundur të shënojë, por Syla nuk ishte i saktë në fund. /Telegrafi/