Drita dhe Ballkani do të zbresin në fushë ditën e sotme, me të vetmin qëllim: fitoren.
Dy skuadrat e vetme kosovare të mbetura në garat evropiane do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit luajnë në ‘Fadil Vokrri’ ndërsa Ballkani ndeshjen e kthimit e zhvillon në Irlandën Veriore.
Drita e Zekirija Ramadanit me fillim nga ora 20:00 në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë pret skuadrën letoneze Auda.
Pasi pësoi disfatë 1-0 në udhëtim, Drita synon përmbysjen në mënyrë që të kaloj në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.
Humbje në ndeshjen e parë pësoi edhe Ballkani, me skuadrën e Ilir Dajës që u mposht para adhuruesve të vet nga Larne me rezultat minimal 0-1.
Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon përmbysjen në stadiumin Inver Park në Larne me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/