Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët për rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, por që fillimisht duhet të kalojnë këtë që zhvillohet në këtë javë.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nëse kalojnë me sukses ndeshjen ndaj LA Fioritas të San Marinos, atëherë në turin e tretë i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe).
Ndërkohë, në rast se Drita kalon me sukses belgët e Antëerp, atëherë do të përballen me fituesin e çiftit Sinajoki (Finland) dhe Lillestrom (Norvegji).
Ballkani nesër (e martë) do të luajë me skuadrën nga San Marino si mysafir nga ora 20:45, dhe do të shpresojë të kalojë në rrethin tjetër.
Në anën tjetër, Drita do të përballet me skuadrën belge të enjten, po ashtu në këtë javë nga ora 19:00. /Telegrafi/