Site icon Telegrafi

Drita barazon me F91 Dudelange, eliminohet nga garat evropiane

Kampionët në fuqi të Kosovës, Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kthyese ndaj kampionit të Luksemburgut, F91 Dudelange.

Drita e ka nisur mirë pjesën e parë, ku nga fillimi i ndeshjes sulmonte kundërshtarët.

Gjilanasit rrezikuan në fillim të ndeshjes me Haxhimusën, por që portieri mysafir ishte në vend.

Në minutën e 26-të, Drita gjeti edhe golin e epërsisë në këtë takim.

Ishte kapiteni Ardian Limani që shënoi golin e parë pas asistimit nga Përparim Livoreka.

Drita vazhdoi sulmet por që pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të tyre 1-0.

Mysafirët nga Luksemburgu e nisën mirë pjesën e dytë ku shënuan menjëherë golin e barazimit.

Sulmuesi që u fut në lojë nga banka rezervë, Stumpf realizoi për 1-1 pas asistimit nga Stolz.

Deri në fund Drita tentoi me gjitha forcat të shënonte golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën e ndeshja përfundoi pa fitues 1-1.

Kaltër e bardhët eliminohen nga faza e dytë e Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Kësisoj kampionët në fuqi të Kosovës largohet nga garat evropiane pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Drita në garat evropiane shënoi dy fitore, pësoi tri disfata dhe barazoi në një ndeshje. /Telegrafi/

Limani gol on Vidnews.

Exit mobile version