Telegrafi

Drita – Ballkani, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligën e Kosovës

Drita dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të derbit të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një seri pozitive me dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e para dhe synon ta vazhdojë këtë seri para tifozëve të vet.

Edhe ekipi i Bekim Isufit është në formë të njëjtë me dy fitore dhe një barazim dhe udhëton drejt Gjilanit vetëm për rezultat pozitiv.

Sikurse Nuhiu, ashtu edhe Isufi kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakqori; Broja, Jashari; Ajzeraj, Vucaj, Muja; Simonovski; 

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, As.Thaqi, Potoku; Kuc, Gashi; Korenica, Baftiu, Krasniqi; Zeka; 

/Telegrafi/