Telegrafi

Driss Oukabir: Publikohen fotografitë e të dyshuarit për sulmin me furgon në Barcelonë (Foto)

Policia spanjolle ka identifikuar Driss Oukabir si njeri i dyshuar nga policia për kryerjen e një sulmi terrorist që vrau të paktën 13 persona në Las Ramblas të Barcelonës.

Sipas burimeve të policisë, disa njerëz janë plagosur në “aksidentin masiv”, me njoftimin e mediave lokale se shoferi u largua nga makina në këmbë pas përplasjes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mendohet se Oukabiri është me prejardhje marokene-franceze dhe jeton në Marsejë.

Lexo po ashtu Pamje të tmerrshme: Të lënduarit të shtrirë për tokë, pas sulmit me furgon në Barcelonë (Video,+18)

Policia u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës përreth Plaça de Catalunya, sheshi qendror i qytetit ku ndodhet stacioni kryesor i trenit.

Imazhet e para nga vendi i ngjarjes kanë treguar shërbime emergjente në rrugë me njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/