Policia spanjolle ka identifikuar Driss Oukabir si njeri i dyshuar nga policia për kryerjen e një sulmi terrorist që vrau të paktën 13 persona në Las Ramblas të Barcelonës.
Sipas burimeve të policisë, disa njerëz janë plagosur në “aksidentin masiv”, me njoftimin e mediave lokale se shoferi u largua nga makina në këmbë pas përplasjes.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mendohet se Oukabiri është me prejardhje marokene-franceze dhe jeton në Marsejë.
Policia u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës përreth Plaça de Catalunya, sheshi qendror i qytetit ku ndodhet stacioni kryesor i trenit.
Imazhet e para nga vendi i ngjarjes kanë treguar shërbime emergjente në rrugë me njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/