Danny Drinkwater duket se i është gëzuar jashtë mase shkarkimit të Frank Lampardit, pasi ka postuar një foto tejet thumbuese.
Mesfushori nuk arriti të luante për Chelsean që nga ardhja e trajnerit anglez, duke u huazuar te Burnley dhe Aston Villa.
Lampard u shkarkuar nga The Blues sot (e hënë), derisa Drinkwater ka postuar një fotot nga koha e tij me Leicesterin, ku shihet duke festuar.
Natyrisht e kjo gjë është kritikuar shumë nga tifozët e Chelseat, që kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga klubi.
Mesfushori 30-vjeçar është tani në huazim te Kasimpasa dhe duket se në verën e këtij viti do të shitet përfundimisht. /Telegrafi/