Site icon Telegrafi

Drinkwater, lojtari që të gjithë po flasin në internet për paraqitjen e tij në miqësoren ndaj Bournemouthit

Chelsea ka arritur të mposht Bournemouthin me rezultat 2-1, në miqësoren që u zhvillua të martën mbrëma.

Njërin ndër golat e The Blues e shënoi Armando Broja, që pati një paraqitje tejet të mirë dhe duket se do të përfshihet në skuadrën e parë për edicionin 2021/2022.

Por, njeriu që ka arritur që të gjithë të flasin për të në mediat sociale, është Danny Drinkwater që luajti në pjesën e parë.

Mesfushori anglez që kur u transferuar nga Leicester City, nuk ka arritur ta gjejë vetën në Stamford Bridge, duke u dërguar edhe në huazim.

As aty, lojtari nuk arriti të gjente vetën, gjersa lëndimet e përshkuan një pjesë të madhe të tij larg Chelseat.

Por, paraqitja e tij ndaj Bournemouthit në pjesën e parë, i ka lënë të gjithë të befasuar, me disa nga tifozët që e quanin si Andres Iniesta apo si Xavi Hernandez.

Lojtari 31-vjeçar impresionoi me paraqitjen e tij, derisa tenton të bind Thomas Tuchelin që ta mbajë në skuadër për edicionin e ri.

Për Topin e Artë, një shndërrim në Cesc Fabregas, si mund të jetë kaq i mirë, kush e ka pritur një rikthimi të tillë, ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve. /Telegrafi/

Exit mobile version