Telegrafi

Drin Kokaj përfundon garën e sllallomit në skijimin alpin

Drin Kokaj ka përfunduar garën e sllallomit në skijimin alpin të EYOF Vuokatti 2022.

Skitari i Kosovës e zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Natyrisht se ky rezultat nuk e ka kënaqur Drinin, që synon në të ardhmen të ketë një garim edhe më të suksesshëm.

Në total nga të dyja lëshimet ishte plus 19.17 sekonda nga vendi i parë, por që në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë.

Pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022, për Drinin është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kokaj është njëherit Shpresë Olimpike.