Site icon Telegrafi

Drilon Hajrizi kthehet te Peja

Drilon Hajrizi është rikthyer përfundimisht në skuadrën e Pejës pas mosmarrëveshjeve që pati me shtabin teknik të klubit ‘Verdhezi’.

Basketbollisti mitrovicas i është bashkuar skuadrës pejane dhe do të mundohet ta ndihmojë atë deri në fund të sezonit.

“Kemi arritur marrëveshje që të kthehem në skuadër deri në fund të sezonit. Problemet i kemi lënë prapa krahëve dhe do të mundohem ta ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Shpresoj të shkojë gjithçka mirë dhe ta mbyllim sezonin me ndonjë trofe”, u shpreh Hajrizi për “Zërin”.

Kohëve të fundit flitej se ish-basketbollisti i Trepçës ka arritur marrëveshje me Sigal Prishtinën, për t’u transferuar në kryeqytet nga sezoni i ardhshëm.

Por, përfaqësuesi kosovar nuk po mendon më larg, pasi duket i fokusuar në sezonin aktual.

“Njëherë për njëherë po mendoj vetëm për këtë edicion, të cilin synoj ta mbylli pozitivisht. Më pas do të shohim. Do të bisedojmë me drejtuesit e Pejës dhe do të vendosim bashkërisht”, përfundoi Hajrizi, i cili thotë se kohëve të fundit ka ushtruar individualisht dhe se ndihet i gatshëm të luajë menjëherë.

Exit mobile version