Site icon Telegrafi

‘Drift’ me makina në rrugë, gjobiten me nga 330 euro dy të rinj në Lezhë

Dy të rinjtë që kryenin manovra të rrezikshme anë mes të rrugës në Lezhë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, janë gjobitur me 40 mijë lekë [rreth 330 euro] dhe janë vënë nën hetim.

Gjithashtu makinat e K. F., 25-vjeç dhe E. B., 22-vjeç janë bllokuar nga policia.

Ky reagim i policisë erdhi pas publikimit në rrjete sociale të videos, ku të rinjtë me makinat e tyre bënin “drift” në mes të rrugës.

Sipas policisë, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version