Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Kroacinë, ka dridhur tërë rajonin, e dridhjet janë ndjerë deri në Austri e Itali.
Kamera e televizionit lokal kroat në Sanski Most, ka kapur momentin kur gjithçka fillon të shkundet, transmeton Telegrafi.
E për shkak të tërmetit është ndërprerë konferenca për media në Banjallukë e kryetarit të qytetit, Drashko Stanivukoviq.
https://www.youtube.com/watch?v=HLzXwWTWDQo&feature=emb_title
“Njerëz, ky është tërmet, dhe atë një tërmet i fuqishëm”, ka thënë Stanivukoviq ku më pas të gjithë të pranishmit ndërprenë konferencën.
Edhe në Prijedor gjithashtu ka mbretëruar një situatë kaotike duke marrë parasysh se është ndjerë shumë tërmeti, dhe qytetarët kanë dalë nëpër rrugë, larg ambienteve të mbyllura.
Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, kurse dëmet materiale vlerësohet të jenë shumë të mëdha. Janë regjistruar edhe momentet e dridhjeve brenda një marketi, ku artikujt të ndryshëm ushqimor bien nga raftet.
#Potres v živo v Državnem zboru..😳😳😳 pic.twitter.com/kwfv1nYdRj
— MARKO BANDELLI (@BandelliMarko) December 29, 2020
Tërmeti që sot goditi Kroacinë është ndjerë edhe në vendet fqinje, madje ndërpreu seancën në Parlamentin slloven. Është ndjerë edhe në Austri, që e dëshmojnë edhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale.
Kleines #Erdbeben im Bezirk #Jennersdorf 😳 pic.twitter.com/NhPcePOtMV
— Sandra Matausek (@astronomy2212) December 29, 2020
Mediat italiane raportojnë se dridhjet janë ndjerë edhe në atë vend, në veçanti përgjatë vijës bregdetare. /Telegrafi/
https://twitter.com/kreatiefer/status/1343888904471146499?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1343888904471146499%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fregion%2F3594753%2Ftreslo-se-sve-do-austrije-i-italije-petrinjski-potres-prekinuo-sednicu-u-sloveniji-rusio-po-prijedoru-panika-u-celom-regionu