Telegrafi

Dridhjet e fuqishme të tërmetit në Turqi nuk trembin gazetarin dhe panelistët në studion televizive, gjithçka transmetohej live

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesën lindore të Turqisë. Tërmeti i fuqisë prej 6,8 Rihter shkaktoi  edhe dëme të mëdha materiale, duke shembur ndërtesa të shumta.

Mediat lokale raportojnë se më shumë se 300 persona janë lënduar, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike, e të vdekurit janë nga qytetet Elazig dhe Malatia, transmeton Telegrafi.

Tërmeti i fuqishëm goditi provincën Sivrice në Elazig, kurse instituti amerikan i sizmologjisë USGS, ka matur fuqinë e tërmetit duke e vlerësua me 6.7 shkallë të Rihterit.

Ministri i Brendshëm turk, Soylu, u ka thënë gazetarëve se “Sivrice e ka pësuar keq dhe se ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët”.

E një video që po qarkullon në internet, shfaq gazetarët dhe panelistët e ftuar në një emision që ndjejnë lëkundjet e tërmetit të fuqishëm dhe gjithçka transmetohet live.

Ata arrijnë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vazhdojnë debatin, edhe pse lëkundjet ishin shumë të fuqishme dhe gjithçka brenda studios televizive po lëvizte. /Telegrafi/