Site icon Telegrafi

Dridhje të Tokës kishte edhe në Gjilan dhe Pejë?

Disa lëkundje të njëpasnjëshme të Tokës u ndjenë pas orës 18:00 në disa vende të Ballkanit. Sipas faqes earthquake.com dy lëkundje të Tokës janë regjistruar edhe në Kosovë.

Dy tërmete të vogla kanë janë regjistruar në Kosovë në orët e pasdites.

Sipas faqes earthquake.com, në ditën e sotme lëkundje toke janë dëgjuar në rajonin e Gjilanit dhe Pejës në vendin tonë.

Tërmetet janë qenë të lehta dhe nuk është regjistruar shkalla e tyre. Për lëvizje të tokës në rrjetet sociale kanë shkruar edhe shumë qytetarë.

Ndërkohë lëkundje toke janë dëgjuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Nuk raportohen dëme as njerëzore, as materiale.

Exit mobile version