Telegrafi

“Dridhje e shkurtër por e fortë,…”: Një tërmet i fuqishëm godet Sarajevën dhe rrethinën e saj

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Sarajevën mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë mediat lokale, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda.

“Dridhje e shkurtër por e fortë”, “Dy goditje të shkurtra, më pak se katër sekonda”, “E shkurtër por e qartë”, “Vërtet u drodh Sarajeva”, kanë shkruar disa prej tyre në mediat sociale.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale. /Telegrafi/