Site icon Telegrafi

Dridhet Drita

Skuadra e Dritës nuk po kalon sezon të mirë, dhe për ketë arsye i pari i ‘bardhekaltërve’ të Gjilanit është i vendosur të bëjë ndryshime më të përfunduar sezoni vjeshtor.

I pari i klubit gjilanas ka paralajmëruar ‘dridhje’ të mëdha në këtë klub më nam në futbollin tonë.

“Çdo fillim ka një mbarim. Bëhet fjalë për kompletim dhe freskim të pozitave kryqe në drejtim të strukturimit të mirëfilltë dhe ndarjes profesionale të detyrave të secilit. Gjithë kjo bëhet me qëllim që ekipi sa më i përgatitur të presë sezonin e ri, ku Drita me një organizim të mirë do të hyjë me ambicie më të mëdha në pranverë. Ne pas përfundimit të sezonit vjeshtor, sezon ky që nuk është i kënaqur për klubin Drita, do të thërras një Kuvend Zgjedhor ku do të zgjedhim udhëheqës të rijnë”, është thënë në njoftimin e klubit gjilanas.
Sipas këtij njoftimi, në kuvendin që do të mbahet më të përfunduar sezonin vjeshtor, do të ftohen përfaqësuesit e bizneseve, ish sportistët-veteranët, nga një përfaqësues te subjekteve politike që udhëheqin me komisionet e sportit, dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit që janë të interesuar për të dhënë kontribut në KF Drita.

Klubi gjilanas thotë se ata që dëshirojnë ta ndihmojnë klubin qysh tash mund të jenë pjesë e Dritës, kur kanë mbetur të luhen edhe dy xhiro deri në fund të pjesës së parë të këtij kampionati.

Drita aktualisht zë vendin e 11-të me vetëm 13 pikë të tubuara. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version