Telegrafi

Driblon Hazard: Jam i lumtur te Chelsea, mund ta përfundoj karrierën këtu  

Eden Hazard (Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Ylli i Chelseat Eden Hazard beson se mund të përfundojë karrierën e tij në klubin londinez dhe ai do të ishte i lumtur pavarësisht nga cili klub ai përfaqëson.

Hazard kishte qenë i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi si zëvendësim i e Cristiano Ronaldos, i cili kaloi gjatë verës te Juventusi.

Edhe vet ylli belg nuk ka lënë asnjë sekret rreth gatishmërisë së tij për të bërë këtë veprim, duke kaluar në Bernabeu.

Lexo po ashtu Hazard: Transferimi te Real Madridi është ëndërr

Më parë këtë muaj, Hazard foli për ‘ëndrrën’ e tij për të luajtur një ditë për Los Blancos, por që nga ajo kohë ai përsëriti vazhdimisht se kurrë nuk do të shtyjë për një largim nga Stamford Bridge.

“Unë mund të përfundoj karrierën me Chelsea”, ka thënë fillimisht Hazard për Sky Sports.

“Nuk ka asnjë problem rreth kësaj. Jam shumë i lumtur në këtë klub, me ekipin gjithashtu. Familja ime është e lumtur këtu”.

Lexo po ashtu Ish-presidenti i Realit, Calderon: Chelsea po e trajton si skllav Hazardin

“Pra, nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk është problem”.

“I dua tifozët – mendoj se edhe tifozët më duan! Çfarë do që të ndodh në të ardhmen, unë do të jem i lumtur”, përfundoi belgu. /Telegrafi/