Telegrafi

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Sensacioni turk, Arda Guler ka bërë një driblim apo lëvizje magjik në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit të premten mbrëma.

Real Madridi mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 29-të dhe u shënua nga Arda Guler pas asistimit të Dani Carvajal.

Lexo po ashtu Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Megjithatë, 19-vjeçari turk ishte i papërmbajtshëm në këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël edhe në raste tjera.

Një driblim i Guler tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ku shihet turku duke bërë një lëvizje magjike.

Mbrojtësi Javi Galan ishte ‘viktima’ e talentit të Real Madridit në këtë rast. /Telegrafi/