Telegrafi

Driblimi i jashtëzakonshëm i Vinicius Jr ndaj dy lojtarëve të Shakhtarit ka pushtuar rrjetet sociale

Vinicius Junior absolutisht mashtroi jo një, por dy lojtarë të Shakhtar Donetsk me një driblim të jashtëzakonshëm gjatë fitores së Real Madridit të mërkurën mbrëma.

Real Madridi mundi Shakhtarin me rezultat 2-1 në Santiago Bernabeu për të regjistruar fitoren e tretë radhazi në Grupin F.

Golat për Los Blancos u shënuan nga dyshja braziliane Rodrygo Goes (12’) dhe Vinicisur Junior (28’).

Megjithatë, përveç golave pati edhe disa momente tjera interesante të ndeshjes dhe një të tillë e dhuroi pikërisht sulmuesi anësor, Vinicius Jr.

Në një moment të ndeshjes, Vinicius Jr dhuroi ‘magji’ duke vjedhur shfaqjen me një driblim të shkëlqyer ndaj dy lojtarëve kundërshtarë.

Vinicius Jr kishte një lojë për të kujtuar, pasi ai përfundoi pesë nga tetë driblimet e tij dhe fitoi 11 nga 16 duelet e tij në tokë.

Ai pati 82 prekje, bëri një pasim kyç dhe shënoi një gol në një paraqitje të shkëlqyer të gjithanshme.

Ndryshe, është e panevojshme të thuhet, por driblimi i Vinicius Jr pushtoi rrjetet sociale me komente të ndryshme lavdëruese. /Telegrafi/