Marco Asensio ka bërë një driblim të madh ndaj Romës, por edhe ka humbur një rast ideal për gol.
Real Madridi ka fituar ndaj Romës me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Kjo fitore erdhi në kuadër të ndeshjes hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, ku dy skuadrat bëjnë pjesë në Grupin G.
Golat në këtë fitore të Mbretërve u shënuan nga Isco (45′), Gareth Bale (58′) dhe Mariano Diaz (90+).
Megjithatë, Reali mund të fitonte edhe më thellë në rast se do të ishin konkretizuar rastet ideale të krijuara.
Një të tillë e pati edhe zëvendësuesi Asensio, i cili doli i vetëm përball portierit Martin Olsen.
https://www.youtube.com/watch?v=LOx0-7MqEHY
Ylli spanjoll dribloi për mrekulli dy lojtarët e Romës, Daniele de Rossi dhe Lorenzo Pellegrini, por goditja e tij e ekzagjeruar në stilin ‘no-look’ u prit nga portieri.
E gjithë kjo ndodhi në fund të ndeshjes apo më saktë në minutën e 79-të. /Telegrafi/
When somebody asks You about "football class"…
You just answer: "Look #Asensio"#UCL #RealMadridRoma 3-0#ChampionsLeaguepic.twitter.com/GjVFXvCsTx
— Mr. Efis (@MrEfis79) September 19, 2018