Site icon Telegrafi

Driblimet e Takefusa Kubo kundër Real Madridit, na kujtojnë një “Lionel Messi të ri”

Takefusa Kubo është një nga talentet më simpatik në botën e futbollit, ndërsa ylli japonez është në huazim te Mallorca nga Real Madrid dhe po tregon formë shumë të mirë këtë sezon.

Me 28 paraqitjet e tij në La Liga, 19-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre herë, por janë driblimet e tij që me të vërtetë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Kubo luajti 90 minutat të plota për Mallorcan mbrëmë në humbjen 2-0 ndaj Real Madridit.  Skuadra e tij aktuale pësoi humbje, por japonezi me siguri se i ka bërë përshtypje klubit që zotëron kartonin e tij.

I riu arriti t’i kompletojë 10 driblime dhe u faulua pesë herë, më i shumti çdo lojtar në fushë.

Ishte një moment kur Kubo i bëri të dy, Sergio Ramosin dhe Ferland Mendyn të duken si amatorë  – gjë që nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë sezon.

Mënyra se si ai kalon të dy ta kujton një Lionel Messi të ri. Sikur gjuajtja e tij të gjente rrjetën e Thibaut Courtois, ne do të flisnim për një nga golat më të bukur të sezonit.

Pjesa e ndërlikuar është se japonezi ka shumë konkurrencë nëse kthehet në Real Madridit, me emra si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Brahim Diaz, Marco Asensio dhe Reinier Jesus.

https://www.youtube.com/watch?v=XvQjgOX9xBY

Por mund të hapet edhe një portë tjetër, ajo e transferimet në një klub tjetër të madh, ku sipas AS, Paris Saint-Germain tashmë ka shprehur interesin për lojtarin, por për momentin si Kubo edhe Real Madrid nuk mendojnë ndarjen.

Klauzola e blerjes së tij është ‘vetëm’ 250 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version