Telegrafi

Drew Berrymore i jep fund edhe martesës së tretë

Drew Berrymore dhe bashkëshorti i saj, Will Kopelman janë shkrurorëzuar pas 4 vjetësh martesë.

Ish-çifti, prindër të dy fëmijëve, përmes një lajmërimi në revistën “People”, kanë bërë të ditur për fansat vendimin për t’u shkurorëzuar nga njëri-tjetri.

“Fatkeqësisht, familja jonë po ndahet ligjërisht, dhe pse kjo nuk do të na pengojë të jemi një familje. Fëmijët tanë janë universi ynë, dhe prioriteti ynë kryesor do të jetë të jetojmë me ta”, lexohet ndër të tjera në njoftim.

Aktorja ishte shkurorëzuar dy herë të tjera përpara se të martohej me Will në 2012. Kjo është martesa e tretë që merr fund për Drew Berrymore.