Telegrafi

Drew Barrymore vuan se nuk ka të dashur

Drew Barrymore, e cila në fund të vitit 2016 i dha fund martesës me Will Kopelman, në një intervistë të fundit ka pranuar se nuk e ka humbur besimin në dashuri dhe po i mungon një i dashur.

Aktorja hollivudiane ka pohuar se nuk është mësuar të jetojë e vetme, por që nuk është e gatshme të hyjë në një marrëdhënie serioze.

Gjithashtu, aktorja ka zbuluar se mikeshat e saja lënë takime me meshkujt përmes internetit, të cilën Drew nuk dëshiron ta provojë, transmeton Telegrafi.

“Unë e di se mund të jetë kënaqësi, por nuk dua të angazhohem në një marrëdhënie në këtë mënyrë. Shumica e miqve të mi kanë aplikacione në telefon për të gjetur partnerë dhe argëtim”, tha Drew.

Përndryshe, aktorja e bukur prej martesës me Will Kopelman ka dy vajza, por pas shkurorëzimit aktorja vendosi t’i përkushtohej fëmijëve. /Telegrafi/