Telegrafi

Drew Barrymore shpërndan një fotografi pa makijazh për ditëlindjen e saj të 47-të

(Foto: Vanity Fair/Instagram)

Drew Barrymore ka vendosur ta festojë ditëlindjen e saj duke publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar pa makijazh, ndërsa dukjen natyrore e ka përshkruar me fjalinë se ashtu duket në moshën 47 vjeçare.

Aktorja, e cila po iu afrohet të pesëdhjetave, duke pozuar pa grim për një ‘selfie’ ditëlindjeje, tregoi bukurinë natyrale me vetëm disa rrudha të dukshme.

Ylli i filmit “Never Been Kissed” në një deklaratë të mëhershme kishte rrëfyer arsyen pse asnjëherë nuk ka gënjyer për moshën e saj.

(Foto: Instagram/drewbarrymore)

“Mendoj se nuk do t’ia kisha dalë. Asnjëherë nuk kam shkuar në një takim me të panjohur dhe asnjëherë nuk kam gënjyer për moshën time… Është diçka që asnjëherë nuk më është dashur ta bëj”, kishte deklaruar Drew në segmentin e saj Dear DrewEntertainment Tonight.

Barrymore është e angazhuar në televizionin CBS, ku e udhëheq emisionin e mëngjesit, ndërsa kohë më parë ka folur hapur për luftën e saj kundër vartësisë nga alkooli që e ka përcjellë që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/