Site icon Telegrafi

Drew Barrymore mendon se nuk është nënë e mirë

(Foto: Getty Images)

Drew Barrymore ka qar në një moment sepse mendoi se nuk është nënë e mirë.

Aktorja e Hollivudit se të qenit në statusin e prindërit po e bën gjithnjë e më të mirë, por realiteti është diçka tjetër. Pastaj publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet rrëmujën që e kishin shkaktuar fëmijët e saj.

“Këtë mëngjes isha vonë në shkollë dhe u shfaqa në tuta, nuk isha tamam si një nënë e përsosur. Fillova të shqetësohem. Kështu prindërit ia bëjnë vetes”, tha ajo në video.

Artistja shihet se i ka sytë e skuqur dhe të fryrë, gjersa në një tjetër e kuruar disi për të treguar dallimin.

“Po, pas dy orëve të make-up, me fotografë dhe ndriçim të shkëlqyeshëm, mund të dukem kështu. Ndihem e bukur pas djersës së stërvitjes dhe gjatë gjithë kohës kërkoj më tepër prej vetes”, shtoi ajo.

Lexo po ashtu U zhvesh 'topless' para prezantuesit në vitin 1995, Drew Barrymore tregon se pse e bëri një gjë të tillë

Me këtë përpjekje, ajo arriti të humbte 10 kilogramë. “Duhet shumë përpjekje, të ushqehemi, të stërvitemi dhe të luftojmë si një luan. Gjenetikë e keqe”, tha aktorja.

Ndryshe, 43-vjeçarja ka dy fëmijë – Olive Barrymore Kopelman, Frankie Barrymore Kopelman nga martesa e mëparshme me aktorin Will Kopelman. /Telegrafi/

Exit mobile version