Telegrafi

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Aktorja ka marrë një vendim që ka lidhje me të bijën e saj 12-vjeçare dhe gjithçka lidhet me “luftën” e përditshme që shumë prindër kanë me brezin e të rinjve. Përdorimi i celularit dhe qëndrimi me orë të zgjatuar në pajisjet elektronike

Drew Barrymore ka zgjedhur që vendimin e saj ta shpërndajë virtualisht me të gjithë përmes një postimi në Instagram, duke dhënë njëherësh edhe një mesazh për prindërit.

“Që kur isha fëmijë kam dashur që dikush të më thoshte jo apo të më ndalonte për shumë gjëra,” thotë ajo në postim, duke theksuar faktin që i kanë munguar kufijtë nga ana e prindërve.

Për këtë arsye, Barrymore thotë se mori vendimin për t’i hequr celularin së bijës Olive, e cila mund ta përdorë atë vetëm në fundjavë ose me orar të kufizuar.

“Kuptova që jeta e vajzës sime varej në atë pajisje dixhitale, lumturia gjithashtu dhe kjo më tronditi jo pak!” shton aktorja, e cila tregon se vendosi që të printojë çdo mesazh dhe çdo faqe të hapur nga e bija dhe me këtë fakt u përball me të duke i argumentuar të gjitha pasojat që vinin nga celulari dhe varësia ndaj këtij aparati.

“Dua t’u them prindërve se ne mund të jetojmë me shqetësimin e fëmijëve tanë çdo ditë. Ne mund të shahemi nga ata, të urrehemi, por ne duhet të dimë se kjo është e vetmja qasje e sigurt dhe e ngadaltë për të mirën e të ardhmes dhe jetës së tyre,” cilëson aktorja.

Pak kohë më parë, autori Jonathan Haidt që ka shkruar shumë libra të dedikuar për prindërimin dhe sjelljet e adoleshentëve ka theksuar faktin se fëmijët sot po marrin celularë që në moshën 10 vjeç për shkak të bashkëmoshatarëve dhe presionit social. Por, për të shmangur këtë fenomen, sipas tij prindërit duhet të bashkojnë forcat dhe t’i dalin kundër rreziqeve dhe pasojave që vijnë mandej.

“Askush nuk do që fëmija i tij/saj të jenë të vetëm në këtë qasje. Por, nëse prindërit bashkohen me njëri-tjetrin, ata mund t’i shpëtojnë fëmijët nga ky problem kolektiv.”