Telegrafi

Ibrahim Dresheviq në mesin e më të mirëve në Eredivise në muajin gusht

Ibrahim Dresheviq ka hyrë në formacionin e muajit gusht në Eredivisie.

Fillimisht një gol i bukur nga goditja e dënimit, pastaj një gol edhe më i bukur me goditje të saktë nga rreth 35 metra largësi.

Paraqitjet e fantastike në pesë ndeshjet e para të kampionatit kanë bërë që mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresheviq të hyjë në formacionin e muajit gusht në Eredivisie.

Faqja zyrtare e kampionatit holandez ka publikuar formacionin e muajit gusht, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dresheviq që mbron ngjyrat e Heerenveenit.

Në këtë edicion Dresheviq ka ndihmuar skuadrën me dy gola.

Ekipi i muajit dominohet nga Ajaxi, që ka katër lojtarë, e nga dy kanë Twente e Heerenveeni.

Ai është në formacion me emra si Van de Beek, Hakim Ziyech e të tjerë. /Telegrafi/