Telegrafi

Dresheviq pas humbjes së Kosovës: Nuk do të ishte ky rezultat, po të mos bënim shumë gabime

Ibrahim Dresheviq është deklaruar pas humbjes së Kosovës që pësoi ndaj Anglisë në euro 2020.

Përfaqësuesja jonë e mbylli kampanjën e kualifikimeve në Kampionatin Evropian me humbjen 0-4 ndaj ‘Tre Luanëve’ në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë se ishte hera e parë për të që luan në mesfushë, por që rezultati do të ishte më ndryshe nëse nuk do të bënin shumë gabime.

“Ishte në ndeshje e vështirë dhe tentova të bëja më të mirën. Ishte hera e parë që luajta në mesfushë, diçka e re për mua”, ka thënë Dresheviq.

“Natyrisht se do të mund të ishte një rezultat më ndryshe, por bëmë shumë gabime dhe pësuam golat”, ka përfunduar reprezentuesi i Përfaqësueses.

Kosova e mbylli këtë fazë kualifikuese të Euro 2020 me 11 pikë të grumbulluara, derisa në marsin e vitit të ardhshëm do të tentojnë të kualifikohen në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve. /Telegrafi/