Telegrafi

Dreshaj shpall fitoren, thotë se nuk ka probleme me LDK-në

Pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ, ku fitues ka dalë Gani Dreshaj nga AAK me 50.1% të votave, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Istogut.

“I falënderoj qytetarët e Istogut, ju kam thanë mediave që jam taksiratli e kom një bindje që për çdo javë jam në gjendje me mujt Haki Rugovën”, ka thënë Dreshaj, duke theksuar se nuk ka probleme me LDK-në.

Ai ju ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve që të festojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve. /Telegrafi/