Site icon Telegrafi

Dreshaj konsideron se i është “vjedhur fitorja”, kërkon rinumërim të votave në Istog

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, konsideron se i është vjedhur fitorja.

Si rezultat, ai kërkon rinumërim të votave.

Reagimi i Dreshajt vjen pasi që pas numërimit pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut, kundërkandidati Haki Rugova i LDK-së ka dalë fitues.

Postimi i Dreshajt në Facebook:

Istogu dy herë ka votuar për fitoren tonë. Një herë lejuam që të na vidhet fitorja, më kjo nuk do të tolerohet.

Rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze.

Mbrëmë Istogu festoi shlirimin e dytë nga bandat e LDK-së pas rezultateve zyrtare tonat që ishin të konfirmuara edhe në faqen e KQZ-së.

Sot, presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, madje KQZ nuk pati asnjë kërkim falje për “gabimet” që thanë se i kanë bërë.

Kërkoj rinumrimin e të gjitha votave, të gjitha kutive ngase fitorja është e jona dhe e tillë do të mbetet.(sic) /Telegrafi/

Exit mobile version