Deputeti i AAK-së që është edhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar raportim nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia për debatet e fundit që lidhen me refuzimin apo jo të vaksinës Pfizer.
Dreshaj thotë se sigurimi i vaksinave është përgjegjësi shtetërore.
“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.
Sigurimi i vaksinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka njoftuar se lajmi i publikuar për anulimin e vaksinave Pfizer është i pavërtetë.
Përgjegjësi për raportimet se Vitia ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë me Pfizer kanë kërkuar edhe subjektet tjera opozitare./Telegrafi/