Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka shkuar për të votuar por nuk e ka marrë me vete pasaportën.
Gazetari i KALLXO.com raporton se Dreshaj është futur në qendrën e votimit, por ka dalë nga aty pa votuar pasi nuk ka pasur dokument identifikimi me vete.
Ai është duke pritur para qendrës së votimit për t’ia sjellë dokumentacionin.
Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut po votojnë sot për kryetarin e tyre.
Në garë janë Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Votimi i sotëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.
Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.
Pas balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e balotazhit.