Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të partisë së tij dhe kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, pa kërcenimeve të presidentit Thaçi se Haradinaj mund ta humb postin e kryeministrit.
Dreshaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se puna e madhe e Haradinajt si kryeministër dikë po e pengon. “Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo”.
Postimi i plotë i Dreshajt:
“Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.
Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.
Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.
Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr”, ka shkruar Dreshaj. /Telegrafi/