Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, buxhetin për vitin 2025 e ka quajtur buxhet të fukarallëkut i cili e lënë anash shëndetësinë dhe arsimin.
Dreshaj ka thënë se buxheti i ndarë për shëndetësi është më i ulëti në rajon.
“Ky buxhet është buxhet i fukarallakut, vazhdon ta lë anash shëndetësinë dhe arsimin! Pretendimet e Kryeministrit se shëndetësia dhe arsimi janë prioritet qeverisës, janë mashtrimi i radhës. Me këtë buxhet të ndarë për shëndetësi që është buxheti më i ulët në rajon me raport me BPV.
Ky buxhet nuk i adreson problemet e shoqërisë kosovare.
Me këtë buxhet Kosova do të jetë vendi:
1. me paga më të ulëta në rajon për punëtorët shëndetësor,
2. nuk do të ketë sigurime shëndetësore,
3. do të vazhdojë lista e pritjeve për shërbime shëndetësore,
4. nuk do të zgjidhet ikja e punëtoreve shëndetësor jashtë vendit,
5. do të vazhdoj gjakderdhja financiare per trajtime shëndetësore jashtë institucioneve publike dhe jashtë vendit”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj ka shtuar se me buxhetin për arsimin, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet në këtë sektor.
“Për buxhetin në arsim as mos të flasim, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet. Mësimdhënësit do ta kenë pagën më të ultë në rajon, e sa për cilësi vendin na e ka treguar PISA, të fundit në rajon e Evropë”, është shprehur Dreshaj./Telegrafi/