Site icon Telegrafi

Dreshaj: Në Spitalin e Pejës, njerëzit po vdesin nga pakujdesia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj, ka thënë se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është e rëndë dhe skandaloze. 

Dreshaj ka thënë se pacientët në atë spital po vdesin nga pakujdesia, teksa tha se aty më shpejt hyjnë kafshët se njeriu e mjeku.

“Në Spitalin e Pejës më shpejtë hyn lopa e qeni se sa njeriu. Aty më shpejt hyjnë këto dy kafshë, sesa vjen mjeku. I kam fakte, sepse i kam parë vet”, tha ai në RTK.

Dreshaj kritika pati edhe për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të cilin tha se nuk është në gjendje ta udhëheq shëndetësinë në Kosovë i vetëm.

“Gjendjen me Covid-19 nuk mundet me udhëheq Armend Zemaj. Atij duhet t’i ndihmojmë të gjithë. Spitali i Pejës është gjithçka, veç jo spital… E them se nuk mundet veç një Armend Zemaj që të punojë”, tha ai.

Exit mobile version