Telegrafi

Dreri u fut në një kinema të Alaskës, hëngri disa kokoshka dhe u largua

Një kinema në qytetin Kenai të Alaskës pati një vizitor të pazakontë të mërkurën.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë një dre u pa teksa u fut brenda, madje e shërbeu veten me disa kokoshka, transmeton Telegrafi.

Pamjet u publikuan nga kinemaja Kenai Cinemas dhe dreri mund të shihet duke u endur brenda derisa punonjësja prapa banakut mbeti e çuditur.

Siç shihet në video, dreri hëngri disa kokoshka që ishin mbi një tavolinë dhe më pas u largua nga aty. /Telegrafi/