Telegrafi

Dreri theu xhamin për të hyrë në dyqan, gati goditi edhe pronarin (Video)

Steven Gleason ka qenë me fat, që nuk është goditur nga një dre që theu xhamin dhe hyri në dyqanin e tij që ndodhet në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara.

Kafsha e frikësuar ka lëvizur me vështirësi, sepse dyshemeja ishte e rrëshqitshme, ndërsa është larguar pa shkaktuar ndonjë dëm tjetër, transmeton Telegrafi.

“Së paku doli si duhet nga dera dhe nuk bëri më shumë rrëmujë”, ka thënë Gelason me mahi, derisa e komentonte rastin.

Kalimi nëpër panelin e xhamit, duket që nuk i ka shkaktuar drerit ndonjë lëndim. /Telegrafi/