Steven Gleason ka qenë me fat, që nuk është goditur nga një dre që theu xhamin dhe hyri në dyqanin e tij që ndodhet në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara.
Kafsha e frikësuar ka lëvizur me vështirësi, sepse dyshemeja ishte e rrëshqitshme, ndërsa është larguar pa shkaktuar ndonjë dëm tjetër, transmeton Telegrafi.
“Së paku doli si duhet nga dera dhe nuk bëri më shumë rrëmujë”, ka thënë Gelason me mahi, derisa e komentonte rastin.
Kalimi nëpër panelin e xhamit, duket që nuk i ka shkaktuar drerit ndonjë lëndim. /Telegrafi/
https://youtu.be/n2b-I-6K2UY