Kafsha e egër demoloi karriget, rrëzoi tavolinat dhe shkaktoi panik te mysafirët dhe punëtorët e restorantit.
Për fat, një punëtor e hapi derën në daljen e pasme, vrapoi, ndërsa dreri e ndoqi dhe doli në liri.
Mendohet se dreri po ikte prej gjuetarëve, pasi në Ohio momentalisht është hapur sezoni i gjuetisë. Përveç rasteve të tilla, drerët shkaktojnë ose janë pjesëmarrës të aksidenteve të shumta në trafik. /Telegrafi/