Site icon Telegrafi

Dreri qëllohet nga vetura, por vazhdon të ecë sikur të mos ketë ndodhur asgjë (Video)

Në Ohio të Shteteve të Bashkuara, një dre ka qenë me fat që ka shpëtuar, pasi u qëllua nga një makinë dhe u hodh pesë metra tutje.

Kafsha që ka dalë nga pjesa malore, ka hyrë në rrugën me tri shirita, ku po lëviznin veturat.

Meqenëse ka hyrë me shpejtësi, është përplasur nga një veturë dhe ka përfunduar në pjesën tjetër të rrugës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, dreri është ngritur menjëherë dhe është larguar, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version