Telegrafi

Dreri përfundoi në një dyqan në Michigan dhe rrëzoi gjithçka që i doli përpara

Një dre vërshoi një dyqan të veshjeve të brendshme në Michigan dhe rrëzoi gjithçka që i doli përpara.

Pamjet ishin kapur nga kamerat e sigurisë brenda në shitore dhe ishin shpërndarë në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.

Shumë xhama ishin thyer kur dreri përfundoi brenda dyqanit dhe vraponte rreth e qark.

Kafsha përfundimisht u largua nga një derë që ishte e hapur. /Telegrafi/