Telegrafi

Dreri i ikur nga Babadimri, shkaktoi tollovi nëpër qytet

Bjorn, që kishte qenë i lidhur së bashku me një dre tjetër, për një karroce në të cilën qëndronte Babadimri, është shkëputur nga frika borisë së një veture, transmeton Telegrafi.

Kafsha me brirë të gjatë, ka filluar të vrapojë në drejtim të panjohur, teksa pas tij vraponin personat që kujdeseshin për të.

Megjithëse ka shkaktuar shumë tollovi, nuk raportohet që dreri të ketë bërë ndonjë dëmtim.

Ky dre ishte pjesë e një organizimi për Vitin e Ri, ku shkonin njerëzit për t’u fotografuar. /Telegrafi/